Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme, në institucionet publike shëndetësore të Gostivarit u kontrolluan 73 pacientë që kishin kërkuar ndihmë mjekësore.
Të lidhura
None found
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar u evidentuan në total 45 kontrolle të reja. Prej tyre, 26 u kryen në repartin e sëmundjeve infektive, ku pati edhe dy shtrime të reja, ndërsa 18 pacientë u ekzaminuan në repartin e pediatrisë.
Për momentin, në repartin e sëmundjeve infektive dhe atë të pediatrisë ndodhen të hospitalizuar dy pacientë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, shërbimi i gatishmërisë në Qendrën Shëndetësore të Gostivarit regjistroi 28 kontrolle të reja.
