Marc Bernal përjashton largimin te Manchester City: Dua të jem pjesë e Barcelonës për shumë vite

Marc Bernal ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Barcelona, megjithëse emri i mesfushorit të talentuar është përmendur në spekulimet për një transferim te Manchester City.

Të lidhura

None found

19-vjeçari pranoi se i ka parë lajmet rreth së ardhmes së tij, por theksoi se vëmendja e tij është tërësisht te puna gjatë fazës përgatitore.

“Është e vërtetë që e kam parë këtë lajm, por nuk po i kushtoj vëmendje. Jam i fokusuar në përgatitjet parasezonale dhe vetëm te kjo jam i përqendruar”, deklaroi ai.

I pyetur për një marrëveshje të mundshme afatgjatë me Barcelonën, Bernal sqaroi se negociatat janë përgjegjësi e përfaqësuesit të tij, ndërsa shprehu qartë dëshirën për të vazhduar te klubi katalanas.

“Jam i fokusuar që të zhvilloj një përgatitje të mirë parasezonale. Kjo është çështje për agjentin tim. Por dëshira ime është të qëndroj këtu për shumë vite”.

Pas dëmtimit të Frenkie De Jongut, mesfushori spanjoll beson se është në gjendje të marrë më shumë përgjegjësi në skuadrën e Barcelonës gjatë sezonit të ardhshëm.

“Po, jam 100 për qind gati. Por vendimi për të më aktivizuar varet nga trajneri; ai do të vendosë”.

Bernal shtoi se e konsideron veten të aftë për një vend në formacionin titullar, duke nënvizuar rëndësinë e vetëbesimit për çdo futbollist.

“Megjithatë, e shoh veten si titullar. Çdo lojtar duhet të ketë besim te vetja dhe te ajo që mund t’i japë skuadrës”, tha ai.

Te Barcelona, Bernal vlerësohet si një prej talenteve me më shumë perspektivë të akademisë. Klubi katalanas synon që ai të shndërrohet në një element të rëndësishëm të projektit për të ardhmen.


Shtuar 30.07.2026 14:09

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetbetciocasibom giriş