Gjergji Kote do ta vazhdojë karrierën te Drenica. Mesfushori 21-vjeçar ka lënë Partizanin për t’iu bashkuar skuadrës kuqezi në Superligën e Kosovës.
Kalimi i Kotes nuk është përfundimtar, pasi ai do të luajë për ekipin e ri në formë huazimi. Marrëveshja do të qëndrojë në fuqi deri në mbyllje të sezonit 2026/2027, pra deri në verën e ardhshme.
Të lidhura
None found
Futbollisti 21-vjeçar i hodhi hapat e parë të karrierës te Skënderbeu, ndërsa më pas u aktivizua edhe me Internacional Tiranën dhe Mladostin në Kroaci. Kote nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të Partizanit, Florin Bratu, ndaj u detyrua të largohej.
