Fulhami arrin marrëveshje për dy futbollistë të Real Madridit, operacioni kap vlerën e 80 milionë eurove

Real Madridi po përgatitet të mbyllë një tjetër operacion të rëndësishëm në merkaton e verës, me sulmuesin Gonzalo Garcia që pritet ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier.

Të lidhura

None found

Fulhami ka shfaqur interesim të madh për 22-vjeçarin, me kërkesë të trajnerit Alvaro Arbeloa. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i akademisë së klubit madrilen ka këmbëngulur që të punojë sërish me Garcian, ndërsa disa raunde bisedimesh i kanë afruar palët pranë përfundimit të marrëveshjes.

Gonzalo Garcia ishte përfshirë mes objektivave kryesorë të Fulhamit që në fillim të korrikut, menjëherë pasi Arbeloa mori drejtimin e skuadrës angleze.

Jose Mourinho, trajneri i ri i Real Madridit, kishte shprehur rezerva për largimin e sulmuesit të formuar në akademinë “La Fabrica”, pasi e vlerëson atë si një profil me rëndësi për ekipin. Megjithatë, edhe pse Mourinho dëshironte ta mbante në skuadër, klubet kanë arritur akordin.

COPE raporton se Fulhami do t’i paguajë Real Madridit 70 milionë euro për kartonin e sulmuesit spanjoll. Me këtë shifër, Gonzalo Garcia bëhet futbollisti më i shtrenjtë i shitur nga klubi madrilen gjatë kësaj vere.

Të ardhurat nga ky transferim janë më të larta se 60 milionë eurot që Real Madridi përfitoi nga kalimi i Nico Paz te Como, pasi klubi italian vuri në zbatim klauzolën për blerjen përfundimtare të tij.

Vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit për Gonzalon, Marca bëri të ditur se Real Madridi dhe Fulhami kishin gjetur gjuhën e përbashkët edhe për transferimin e mesfushorit Cesar Palacios.

Palacios, 21 vjeç, regjistroi 10 paraqitje me ekipin e parë të Los Blancos gjatë sezonit të kaluar. Ai do të transferohet për 10 milionë euro, ndërkohë që Real Madridi do të mbajë 30% të të drejtave ekonomike të lojtarit.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetbetcio