Stoillkoviç kritikohet për reagim selektiv: Denoncoi dëmtimin e shoqatës serbe në Kumanovë, por çfarë bëri për thirrjet kundër shqiptarëve?

Reagimi i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoillkoviç, ndaj dëmtimit të hyrjes së shoqatës kulturore “Sërpski Vez” në Kumanovë ka nxitur kritika. Atij iu kërkua të shpjegonte përse nuk kishte mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në rastet e mbishkrimeve dhe thirrjeve kundër shqiptarëve.

Të lidhura

None found

Stoillkoviç ishte mes zyrtarëve të parë që shprehu shqetësim për shkarravitjet në objektin e shoqatës kulturore serbe në Kumanovë. Gjatë prononcimit për mediat, megjithatë, ai nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet për qëndrimin e tij ndaj rasteve të tjera të gjuhës së urrejtjes, përfshirë thirrjet antishqiptare në hapësira publike dhe mjedise sportive.

Çështjen e mungesës së reagimeve të mëparshme për incidente të tilla e ngriti gazetari i Alsat, Zekirija Haxhiu.

“Edhe njëherë ju lus, drejtohuni në ministri, drejtohuni tek unë. Për çdo gjë që ju intereson do të merrni përgjigje”, deklaroi Stoillkoviç.

Kur u pyet konkretisht nëse kishte reaguar ndaj thirrjeve kundër shqiptarëve, ministri u përgjigj: “Gjithmonë kam reaguar. Mos ta prishim një ngjarje të tillë me tema dytësore.”

Para detyrës aktuale, Stoillkoviç ka qenë edhe ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive. Sipas kritikëve, gjatë asaj periudhe ai nuk është prononcuar publikisht për një numër rastesh të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, sidomos për incidentet e raportuara në stadiume dhe vende publike.

Në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar disa raste të mbishkrimeve dhe thirrjeve fyese kundër shqiptarëve, mes tyre edhe slogane me përmbajtje ekstremiste. Institucionet kanë paralajmëruar marrjen e masave, por kritikët vlerësojnë se, në shumë prej këtyre rasteve, autorët nuk janë përballur me ndëshkime konkrete.

Deklaratat e Stoillkoviçit kanë rihapur debatin mbi trajtimin selektiv të gjuhës së urrejtjes, si dhe mbi detyrimin e institucioneve që të reagojnë njësoj ndaj çdo shfaqjeje diskriminimi.


Shtuar 30.07.2026 11:34

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet