Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit dhe njëkohësisht ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, ka thirrur për të premten një takim me drejtuesit e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në legjislaturën e re.
Të lidhura
None found
Takimi është planifikuar të fillojë në orën 11:00 dhe do t’u kushtohet përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit, të caktuar për 6 gusht.
“Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë seancës konstituive pritet të krijohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Në agjendë janë gjithashtu betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit, bashkë me nënkryetarët e Kuvendit.
Procedurat parlamentare përcaktojnë që takimi përgatitor të thirret nga kryetari i legjislaturës së kaluar. Ndërkaq, drejtimin e seancës konstituive e merr deputeti më i moshuar, me ndihmën e deputetit më të ri.
