Me anë të një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Partia e Demokratëve Evropianë, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilëson “Revolucionin e Flamingove” si një shembull të dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj.
Demokratët Evropianë theksojnë se dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja përbëjnë kërcënime serioze, por ato nuk duhet të përdoren si justifikim për të minimizuar një lëvizje qytetare.
Të lidhura
None found
Demokratët Evropianë i bëjnë thirrje kryeministrit që të dëgjojë qytetarët, ndërsa thekson se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian duhet të ketë përparësi.
“Kryeministri Edi Rama thotë se “Revolucioni Flamingo” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj, duke paralajmëruar se aktorët armiqësorë shfrytëzojnë protestat, përmbajtjen virale dhe zemërimin publik për të destabilizuar Shqipërinë ndërsa ajo i afrohet BE-së.
Dezinformimi dhe ndërhyrja e huaj janë kërcënime serioze, Kryeministër Rama. Ato nuk duhet të bëhen kurrë një justifikim për të nënvlerësuar një lëvizje të fuqishme qytetare. Revolucioni Flamingo u nxit nga një marrëveshje e vërtetë, me pasoja të vërteta mjedisore dhe pyetje të vërteta rreth të ardhmes demokratike të Shqipërisë. Dëgjoni popullin tuaj. Rruga e Shqipërisë drejt BE-së duhet të vijë përpara marrëveshjeve që përfitojnë familjen Trump”, thuhet në reagim.

