Zjarret përfshijnë Kretën/ Fronti kalon 15 kilometrat, mijëra persona evakuohen dhe tre zjarrfikës humbin jetën

Zjarri që shpërtheu pasditen e së mërkurës në zonën Kria Vrisi vijon të jetë jashtë kontrollit. I favorizuar nga erërat e fuqishme, ai u përhap me shpejtësi drejt jugut të Rethimnos, duke krijuar një front që tejkalon 15 kilometrat.

Të lidhura

None found

Forcat tokësore u shtuan ndjeshëm mëngjesin e sotëm. Në operacion u angazhuan 224 zjarrfikës, 53 automjete dhe njëmbëdhjetë ekipe këmbësore.

Me zbardhjen e ditës nisën punën edhe mjetet ajrore, por erërat e forta ua pamundësuan ndërhyrjen në pjesën më të madhe të frontit të zjarrit.

Një operacion i gjerë evakuimi u krye gjatë natës në zonën turistike të Agia Galinit. Afërsisht dy mijë turistë të huaj u nxorën nga hotelet dhe strukturat ku qëndronin, për t’u dërguar në vende të sigurta, në hotele të tjera dhe në palestrën e mbyllur në Iraklio.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se mijëra banorë dhe vizitorë janë larguar në total nga territori më i gjerë i Agia Galinit. Për të evakuuarit janë siguruar dyshekë, ushqime dhe artikuj të nevojës së parë, ndërsa në operacionin e ndihmës janë përfshirë Kryqi i Kuq, policia, bashkitë dhe vullnetarët.

Nga flakët janë dëmtuar sipërfaqe bujqësore, ullishte, stane, kafshë dhe banesa. Edhe pse aktualisht nuk ka ndonjë zonë të banuar nën kërcënim të drejtpërdrejtë, autoritetet e konsiderojnë gjendjen jashtëzakonisht të rrezikshme.

Dy zjarrfikës, të moshave 58 dhe 25 vjeç, humbën jetën pasi u rrethuan nga zjarri gjatë përballjes me flakët. Një tjetër zjarrfikës vdiq teksa merrte pjesë në një operacion në një vatër tjetër zjarri në Gythio të Peloponezit.

Në Plomari, në ishullin Lesvos, gjendja është përmirësuar, ndonëse erërat vazhdojnë të krijojnë vatra të reja. Zjarri ishte afruar pranë banesave dhe disa pjesë të qytezës u evakuuan.

Ndërkaq, në Sitia, flakët janë izoluar në një majë mali ku ndërhyrja është e vështirë dhe nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara.

Vatra zjarri janë shfaqur edhe në ishuj të tjerë, përfshirë Parosin. Autoritetet greke vijojnë të qëndrojnë në nivel të lartë alarmi, pasi në Egje erërat parashikohet të arrijnë deri në tetë ballë.


Shtuar 30.07.2026 09:39

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet