Fenerbahçe ka kaluar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ekipi turk e mbylli 1-1 ndeshjen e kthimit kundër Górnik Zabrzes dhe siguroi kualifikimin falë fitores 1-0 në përballjen e parë.
Pengesa e radhës për gjigantin turk do të jetë Sturm Graz. Fenerbahçe synon ta kalojë edhe këtë kundërshtar për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës të kompeticionit më prestigjioz evropian për klube.
Të lidhura
None found
Vedat Muriqi nuk ishte pjesë e skuadrës në këtë takim, pasi sulmuesi kosovar vijon të qëndrojë larg fushës për shkak të një lëndimi.
Pavarësisht mungesës në ndeshje, Muriqi tërhoqi vëmendjen e mbështetësve të Fenerbahçes gjatë një aktiviteti për dhënien e autografeve, të organizuar në dyqanin zyrtar Fenerium në Kadıköy.
Për ta takuar sulmuesin e Kosovës, qindra tifozë u grumbulluan që në orët e hershme të mëngjesit. Ai firmosi fanella, realizoi fotografi me të pranishmit dhe u përshëndet me brohoritje të shumta, ndërsa interesimin më të madh e shfaqën përkrahësit e rinj të klubit.
Takimi u mbajt nën masa të forta sigurie dhe krijoi një atmosferë të vërtetë festive mes tifozëve verdheblu. Në përfundim, Muriqi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë, ndërsa tifozët i dëshiruan të rikthehej sa më shpejt në fushën e lojës.
