Dita e 60-të e revoltës qytetare, pjesëmarrje masive pas dy muajsh protestë: Dorëheqja e Ramës mbetet kërkesë e panegociueshme

Revolta kundër qeverisë në Tiranë arriti sot në ditën e 60-të, duke plotësuar dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e kryeqytetit. Ajo që nisi si një kundërshtim i kufizuar ndaj zhvillimeve në Zvërnec është zgjeruar në një lëvizje të përditshme qytetare, me fokus tashmë jo vetëm një problem lokal, por qeverinë dhe të gjithë klasën politike.

Prej 60 ditësh, qytetarët dalin çdo pasdite në kryeqytet. Tubimet janë zhvilluar përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit, ndërsa protestuesit kanë marshuar edhe në akset kryesore të Tiranës. Kërkesat e përsëritura gjatë kësaj periudhe kanë qenë largimi i kryeministrit Edi Rama, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimi i mënyrës se si qeveriset vendi.

Të lidhura

None found

Në rrjedhën e këtyre dy muajve, protesta ka përshkuar disa etapa. Tubimet e para u kthyen gradualisht në një aksion të përditshëm, me marshime pothuajse çdo mbrëmje nëpër rrugët e Tiranës. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe tensione me Policinë, veçanërisht në protestat e organizuara pranë Kuvendit.

Sipas organizatorëve, lëvizja nuk lidhet më vetëm me një kauzë të caktuar, por shpreh pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë dhe asaj që ata e përkufizojnë si kastë politike.

Ata vlerësojnë se prania e përditshme në rrugë është e vetmja rrugë për të ushtruar presion ndaj institucioneve dhe për të kërkuar një ndryshim politik.

Edhe në ditën e 60-të, protestuesit u rikthyen në Tiranë. Tubimi i radhës u mbajt përpara Kryeministrisë dhe më pas pjesëmarrësit vijuan me marshimin e zakonshëm nëpër rrugët e kryeqytetit.

Gjatë mbrëmjes u përsëritën thirrjet “Rama ik!”, “Dorëheqje!”, “Shqipëria nuk dorëzohet!”, “Shqipëri e re!” dhe “Revolucion!”, të cilat tashmë janë shndërruar në sloganet simbol të protestës.

Organizatorët kanë njoftuar se mobilizimi do të vazhdojë pa ndërprerje edhe gjatë ditëve të ardhshme. Sipas tyre, protesta do të vijojë deri në realizimin e objektivave të bëra publike, ndërsa 60 ditët e kaluara nuk shënojnë mbylljen e saj, por vazhdimin e një lëvizjeje që synon ta mbajë të pandryshuar presionin ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Protesta e 59-të


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet