Aktori Mehdi Malkaj u shpreh se, për të, Rama nuk është më kryeministër, pasi populli po e largon. Sipas tij, ai ka vjedhur deri edhe jetën e foshnjave që ende nuk kanë lindur.
Malkaj deklaroi se nuk mund të bëhen marrëveshje me gjarpërinjtë dhe hardhucat, ndërsa periudhën e tanishme e përshkroi si të vështirë, por njëkohësisht heroike. Ai tha se nuk pretendon të jetë njeriu më i mençur, por theksoi se e do Shqipërinë.
Të lidhura
None found
Sipas aktorit, vendit nuk i mungon asgjë dhe i ka të gjitha, por qytetarët nuk janë mirë. Ai shtoi se, po të ishte populli në gjendje të mirë, do të kishte dalë përpara me këngë dhe valle.
“Për mua, ky nuk është kryeministër, por ish-kryeministër. E larguam me shkelma, sepse vodhi edhe jetën e foshnjave ende pa ardhur në jetë dhe nuk ka lënë asgjë pa vrarë. Na nevojitet grushti i madh i Migjenit. Unë përgjigjem vetëm për veten time. Artistët i gjen atje vetëm kur bëhet fjalë për ballo me Ramën”, tha Malkaj.
