Kryeministri Edi Rama ka komentuar nëpërmjet një postimi në “Facebook” rezultatet e monitorimit të kryer nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për muajin qershor 2026. Sipas të dhënave, PS përfitoi 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërësi mori 63.95%.
Rama shkruan se dy pasqyrat e publikuara paraqesin fakte të mbështetura në matje dhe jo në perceptime, duke dëshmuar, sipas tij, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë apo me ato që cilësohen si regjime.
Të lidhura
None found
Kryeministri deklaron se vendosi t’i publikojë këto të dhëna si dëshmi të asaj që e quan “mjerim intelektual” të kundërshtarëve, të cilët, sipas tij, kërkojnë vazhdimisht dhe veçanërisht tek ai arsyet pse “regjimi” nuk rrëzohet. Ai i përshkruan kritikët politikë dhe mediatikë si “sorra dhe korba” që e vendosin Shqipërinë çdo ditë e natë në kategorinë e regjimeve, ndërsa pretendon se problemi qëndron te paaftësia e tyre për ta kuptuar vendin.
Në monitorimin e AMA-s thuhet se, gjatë qershorit 2026, forcave politike iu kushtuan gjithsej 402.47 minuta në edicionet kryesore informative. Prej kësaj kohe televizive, 36.05% i takoi PS-së dhe 63.95% opozitës në tërësi, thekson Rama.
