Dy në tre fëmijë në Europë përballen me valë ekstreme të të nxehtit

Ekspozimi i fëmijëve ndaj temperaturave ekstreme është rritur në mënyrë alarmante gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Organizata për të drejtat e fëmijëve “Save the Children” raporton se, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, numri i të prekurve ishte tri herë më i lartë krahasuar me të gjithë vitin 2025.

Gjatë gjashtë muajve e gjysmë të parë të vitit 2026, valët ekstreme të të nxehtit prekën rreth dy të tretat e fëmijëve në Europën Perëndimore. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga viti 2003.

Të lidhura

None found

Në Gjermani, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ndaj temperaturave ekstreme u ekspozuan më shumë fëmijë sesa në pesë vitet pararendëse të marra së bashku. Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë së njëjtës periudhë u prekën rreth 10 milionë fëmijë, një shifër më e lartë se ajo e çdo viti të veçantë në tri dekadat e fundit.

Rreziku nga i nxehti është më i madh për fëmijët, sepse trupi i tyre vazhdon të zhvillohet dhe nuk arrin ta rregullojë temperaturën po aq lehtë. Për pasojë, ata mund të përballen me çrregullime të ekuilibrit të lëngjeve, temperaturë të lartë, probleme me veshkat dhe sëmundje të frymëmarrjes.

Pasojat janë ndier edhe në sistemin arsimor. Për t’i mbrojtur fëmijët nga temperaturat e rrezikshme, disa shkolla në Francë dhe Britani u mbyllën gjatë muajit qershor.

“Save the Children” paralajmëron se bilanci për të gjithë vitin mund të rezultojë edhe më shqetësues, duke qenë se të dhënat e deritanishme përfshijnë gjithashtu muajt më të freskët të dimrit dhe pranverës.

Ekspertët bëjnë thirrje për përshpejtimin e masave klimatike, mes tyre zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile me energjinë e rinovueshme. Sipas “Save the Children”, mbajtja e ngrohjes globale brenda kufirit prej 1.5 gradësh Celsius mund të mbrojë miliona fëmijë nga ekspozimi i jashtëzakonshëm ndaj temperaturave ekstreme përgjatë jetës së tyre.


Shtuar 29.07.2026 19:57

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom