I riu gjobitet në Shëngjin, Lamallari: Plazhet u përkasin pushuesve, jo atyre që rrezikojnë jetën e të tjerëve

Besfort Lamallari, ministër i Punëve të Brendshme, reagoi për incidentin e evidentuar në plazhin e Shëngjinit, ku një mjet lundrues hyri përtej perimetrit të sigurisë dhe vuri në rrezik jetën e shëndetin e pushuesve.

Në një deklaratë publike në rrjetet sociale, Lamallari njoftoi se ndaj personit përgjegjës u veprua menjëherë me masa administrative. Ai u gjobit me 500 mijë lekë të reja, ndërsa mjeti lundrues iu bllokua.

Të lidhura

None found

Ministri deklaroi se plazhet janë hapësira për familjet dhe pushuesit, jo për aventurierë që luajnë me jetën e njerëzve të tjerë. Sipas tij, cilido që shpërfill ligjin dhe rrezikon shëndetin apo jetën e turistëve do të përballet pa vonesë dhe pa tolerancë me pasojat.

Lamallari siguroi se institucionet do t’i mbajnë intensive kontrollet gjatë gjithë sezonit turistik, me synim garantimin e sigurisë dhe respektimin e ligjit në çdo zonë bregdetare.

Ai falënderoi gjithashtu qytetarët që raportojnë ngjarje të tilla dhe mediat që ndihmojnë në nxjerrjen në pah të shkeljeve. Ministri theksoi se mbrojtja e pushuesve mbetet përparësi dhe për të nuk do të bëhet kompromis.


Shtuar 29.07.2026 16:21

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom