Egnatia synon eliminimin e rivalit irlandez, shorti i jep një avantazh në garën për “playoff”

Egnatia tashmë e di se në Europa League do të ketë përballë Shemrock Rovers, por vëmendja e saj do të jetë edhe te shorti i së hënës, më 3 gusht. Prej tij, kampionët e Shqipërisë do të kuptojnë më qartë strategjinë që duhet të ndjekin për ta kthyer në realitet objektivin e madh të kualifikimit në “playoff”.

Të lidhura

None found

Nëse skuadra e drejtuar nga Nevil Dede eliminon pengesën irlandeze, rrogozhinasit do të pozicionohen mes favoritëve në shortin për kundërshtarin e fazës më të ndërlikuar dhe vendimtare.

Në të kundërt, një humbje në këtë përballje do ta kalonte Egnatian në grupin e ekipeve jofavorite, duke ia vështirësuar ndjeshëm rrugëtimin në Conference League. Për këtë arsye, Dede duhet të gjejë mënyrën për të nxjerrë nga gara një prej klubeve më “komplekse” të këtij rrugëtimi, në mënyrë që skuadra, përveç të ardhurave të garantuara, të sigurojë edhe praninë në një prej kompeticioneve më të forta të Europës.


Shtuar 29.07.2026 15:51

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom