“The Odyssey” vendos rekord të ri, filmi i Christopher Nolan kalon 650 milionë dollarë për 13 ditë

Filmi më i fundit i Christopher Nolan, “The Odyssey”, është kthyer në fenomenin më të madh të kinemasë për vitin 2026. Ekranizimi i poemës së Homerit ka siguruar mbi 650 milionë dollarë në të gjithë botën brenda vetëm 13 ditëve nga premiera, duke shënuar ecurinë më të shpejtë mes të gjithë filmave të regjisorit britanik.

Të lidhura

None found

“The Odyssey” ka lënë pas me ritëm të shpejtë edhe suksesin e “Oppenheimer”. Këtij të fundit iu deshën 595 ditë për të arritur të ardhura prej 330 milionë dollarësh vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa filmi i ri e tejkaloi të njëjtën shifër për vetëm 13 ditë, duke dëshmuar interesin e jashtëzakonshëm të publikut.

Produksioni me Matt Damon në rolin kryesor është realizuar me një buxhet prej 250 milionë dollarësh, ndërsa për fushatën e marketingut janë shpenzuar rreth 125 milionë dollarë të tjera. Të ardhurat globale kanë kaluar deri tani kufirin e 650 milionë dollarëve dhe parashikohet të shtohen ndjeshëm, pasi shfaqja e filmit nuk ka filluar ende në Kinë, një prej tregjeve më të mëdha botërore.

Analistët e industrisë vlerësojnë se “The Odyssey” mund të kapërcejë dy sukseset më të mëdha të Nolan: “The Dark Knight Rises”, me 1.08 miliardë dollarë, dhe “The Dark Knight”, me 1.06 miliardë dollarë. Nëse kjo ndodh, produksioni do të bëhet filmi me të ardhurat më të larta në karrierën e regjisorit.

Kërkesa e publikut vazhdon të jetë tepër e madhe, sidomos për projeksionet në IMAX. “The Odyssey” është filmi i parë i xhiruar plotësisht me teknologjinë IMAX, ndërsa në shumë kinema rezervimet e biletave kanë arritur deri në muajin shtator dhe interesi mbetet në nivele shumë të larta.


Shtuar 29.07.2026 15:21

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom