Anthony Fauci thirret në Senat për Covid-19, por refuzon të dëshmojë duke u mbështetur te Amendamenti i Pestë

Dr. Anthony Fauci, ish-këshilltari kryesor amerikan për pandeminë e Covid-19, nuk pranoi të dëshmonte të mërkurën përpara Komitetit të Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare. Ai ushtroi të drejtën kushtetuese të parashikuar nga Amendamenti i Pestë, i cili garanton mbrojtjen nga vetëinkriminimi.

Të lidhura

None found

Fauci e bëri të qartë vetëm disa minuta pas hapjes së seancës, të thirrur nga senatori republikan Rand Paul, se nuk do t’u jepte përgjigje pyetjeve. Sipas tij, procedura synonte ta vinte në rrezik përballë një ndjekjeje penale. “Jam thirrur para këtij komiteti vetëm që të detyrohem të them diçka e cila mund të shërbejë për të përligjur premtimet e përsëritura se do të përfundoj ‘pas hekurave’”, tha ai.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Fauci është paraqitur më shumë se 250 herë përpara Kongresit. Megjithatë, kjo ishte hera e parë që ai vendosi të mos dëshmonte, duke kërkuar mbrojtjen e Amendamentit të Pestë.

Republikanët kërkonin që ish-drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të përballej me pretendimet që lidhen me menaxhimin e pandemisë, prejardhjen e Covid-19 dhe financimin e kërkimeve shkencore në laboratorin e Wuhanit. Për këtë arsye, seanca u karakterizua nga një klimë e tensionuar.

Gjatë deklaratës hapëse, Rand Paul argumentoi se falja parandaluese e dhënë nga ish-presidenti Joe Biden nuk ia heq Kongresit mundësinë për të hetuar nëse Fauci ka bërë deklarime të pavërteta. “Falja nuk e ndryshon historinë, nuk i zhduk dokumentet dhe as nuk e ndalon Kongresin të zbulojë se çfarë ka ndodhur”, deklaroi senatori.

Përpara zhvillimit të seancës, Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., kishte paralajmëruar se Fauci mund të akuzohej për dëshmi të rreme, nëse do të gënjente përsëri nën betim.

Mosmarrëveshjet ndërmjet Fauci-t dhe Rand Paul-it kanë zgjatur prej vitesh. Në qendër të tyre janë kryesisht kërkimet e quajtura “gain-of-function” në Institutin e Virologjisë në Wuhan. Paul këmbëngul se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka mbështetur financiarisht eksperimente që shtonin aftësinë e koronavirusëve për të infektuar. Fauci, nga ana tjetër, e ka hedhur poshtë vazhdimisht këtë pretendim, duke pohuar se asnjë studim i financuar nga NIH nuk përfshihej në përkufizimin zyrtar të eksperimenteve të tilla.

Mbi 1,100 faqe të ditarit personal që Fauci mbajti gjatë pandemisë u publikuan nga Rand Paul pak ditë përpara seancës. Ish-zyrtari e përshkroi nxjerrjen e këtyre materialeve si një tentativë për ta “frikësuar dhe turpëruar”.

Në mbyllje të fjalës së tij, Fauci shpjegoi se refuzimi për të dëshmuar erdhi pas këshillimit me avokatët. Ai shtoi se, pavarësisht këtij vendimi, vijon të ruajë respektin për Kongresin amerikan.

Seanca përfundoi pa dëshminë e Fauci-t. Ndërkohë, debati politik për origjinën e Covid-19 dhe mënyrën se si u administrua pandemia mbetet një prej përplasjeve më të ashpra në SHBA.


Shtuar 29.07.2026 15:21

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom