Duke vijuar përgatitjet në Turqi për edicionin e ri të “Abissnet Superiore”, Tirana po hedh hapa të rëndësishëm edhe në drejtim të të rinjve, duke ristrukturuar akademinë e klubit.
Së fundmi, bardheblutë kanë zyrtarizuar emërimin e Vangjel Miles si Drejtori i ri i Akademisë, ndërsa Gentjan Muça, ish-kapiteni i skuadrës, i është besuar detyra e Drejtorit Teknik.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e shpërndarë nga klubi theksohet se tashmë akademia do të udhëhiqet nga këto dy figura, me synimin që çdo talent i ri të trajtohet me profesionalizëm të lartë gjatë rrugëtimit drejt futbollit profesionist.
