Franca dhe Spanja shohin lehtësim të zjarreve, por i nxehti ekstrem kërcënon rindezjen; më shumë se 300 mijë të zhvendosur

Pas një jave pune intensive, forcat zjarrfikëse kanë vendosur nën kontroll flakët e mëdha në zonën e Bordosë, megjithëse zjarri nuk është shuar ende plotësisht.

Të lidhura

None found

Rreth 42 mijë hektarë me pyje janë përshkuar nga flakët, duke bërë që 220 mijë banorë dhe pushues të evakuoheshin, por tani një pjesë e tyre janë lejuar të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Temperaturat që mund të kapin 42 gradë celsius dhe fryrja e erërave të thata shtojnë shqetësimin për një riaktivizim të mundshëm të vatrave. Për t’u përballur me situatën, Franca ka pranuar ndihmë nga partnerët evropianë, ndërkohë që sipërfaqja e përgjithshme e djegur në vend gjatë këtij viti tejkalon 116 mijë hektarë.

Edhe në Spanjë, zjarret në Ávila, Madrid dhe Toledo mbeten të pranishme, por kushtet janë përmirësuar, çka ka mundësuar që dhjetëra mijëra persona të kthehen në 15 komuna të prekura.

Vatra kryesore ka shkatërruar mbi 77 mijë hektarë, ndërsa totali kombëtar i tokës së përvëluar këtë sezon ka kapërcyer 170 mijë hektarë. Një valë e re e të nxehtit pritet t’i mbajë në shkallë maksimale rreziqet për përhapjen e flakëve.

Sezoni ka shënuar edhe humbje njerëzish, me të paktën 14 viktima në Spanjë, pjesa dërrmuese e tyre nga zjarri shkatërrimtar në Almeria.


Shtuar 29.07.2026 12:40

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom