Skënderbeu zyrtarizon mbrojtësin e ri, Giorgos Lagonidis përforcon prapavijën e Ahmatajt

Skënderbeu ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e Giorgos Lagonidis, një tjetër element që i shtohet repartit defensiv. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi korçar nëpërmjet kanaleve të tij zyrtare në mediat sociale.

Trajneri Julian Ahmataj tashmë ka në dispozicion një alternativë shtesë në qendër të mbrojtjes. Mbrojtësi 24-vjeçar do të jetë menjëherë i gatshëm për të kontribuar me skuadrën në vazhdimësinë e sezonit.

Të lidhura

None found

Për lojtarin, kjo eksperiencë në Shqipëri shënon një etapë të re në karrierë. Më herët, ai e ka zhvilluar aktivitetin e tij kryesisht në Greqi, duke u paraqitur me formacionet e Volos NFC dhe ekipin B të Paok-ut.

Në njoftimin e shpërndarë, klubi theksoi se Lagonidis është tashmë pjesë e familjes bardhekuqe dhe i uroi mirëseardhje e suksese në këtë aventurë të re.


Shtuar 29.07.2026 10:28

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom