Midis ofertave dhe kufijve të pakapërcyeshëm: A ka shpresë për paktin LVV-LDK?

Ngërçi institucional që pasoi zgjedhjet parlamentare mbetet një prej provave më të rënda politike për vendin, teksa orvatjet për të gjetur një mekanizëm që do të lejonte formimin e organeve shtetërore ende nuk kanë dhënë fryte. Vëmendja është përqendruar te takimet dhe komunikimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy forca që shihen si gurë themeli në çdo skenar të mundshëm për tejkalimin e bllokimit politik.

Të lidhura

None found

Deklaratat e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e kanë vënë sërish në qendër të vëmendjes këtë proces bisedimesh, duke lënë të nënkuptohet se kanalet e dialogut mes palëve nuk janë mbyllur tërësisht. Sipas saj, gjatë takimeve janë shqyrtuar disa skenarë për zgjidhjen e krizës, por një akord për ngritjen e institucioneve të reja ende nuk është finalizuar. Këto pohime kanë gjeneruar lexime të ndryshme si në publik ashtu edhe në arenën politike, duke shtruar pikëpyetje nëse ekziston ende një vullnet real për kompromis apo nëse hendeqet mes palëve mbeten pengesa kryesore për një ujdi.

Ndërsa shteti vijon të operojë pa institucione të reja të konsoliduara, çdo sinjal që buron nga tryeza e bisedimeve konsiderohet me peshë për zhvillimet e ardhshme politike. Megjithatë, mbetet e mjegullt nëse kontaktet e deritanishme do të kristalizohen në një marrëveshje konkrete apo do të mbesin thjesht tentativa të pasuksesshme, duke e zgjatur edhe më tej paralizën institucionale.

A tregojnë deklaratat e Albulena Haxhiut se ka ende hapësirë për një pakt politik mes LVV-së dhe LDK-së, apo palët tashmë janë larg një ujdie?

Halili: Vazhdimësia e dialogut mes partive është sinjal inkurajues

Për këtë çështje, profesori Nijazi Halili ka deklaruar për “Bota sot” se deklaratat e fundit të Haxhiut kanë sinjalizuar se ekziston një predispozitë për një marrëveshje të mundshme mes dy partive.

“Deklaratat e Albulena Haxhiut lënë të kuptohet se procesi negociator ndërmjet LVV-së dhe LDK-së nuk ka dështuar, por në të njëjtën kohë tregojnë se ende nuk jemi në pikën ku mund të diskutohet për një kompromis politik të mirëfilltë. Fakti që janë diskutuar alternativa të ndryshme është një shenjë se ka vullnet për të mbajtur të gjallë komunikimin, por mungesa e një marrëveshjeje konkrete sugjeron se pikat kyçe të ndarjes vazhdojnë të jenë të pranishme”.

Sipas Halilit, vijimi i dialogut mes partive për të gjetur një dalje nga situata është një zhvillim pozitiv, pasi thellimi i mëtejshëm i bllokadave do t’i shkaktonte dëme shtetit dhe funksionimit të institucioneve.

Image

Për këtë, ai pret që aktorët politikë të negociojnë pa ndërprerje dhe të ndërtojnë një formulë për një pakt që i shërben të dyja palëve.

“Në situata të tilla, deklaratat publike shpesh luajnë edhe një rol negociues. Ato synojnë të mbajnë gjallë perceptimin se dialogu vazhdon, duke shmangur përshtypjen e një dështimi përfundimtar të bisedimeve. Për këtë arsye, nuk duhet interpretuar automatikisht se afrimi i palëve është i afërt, por as se negociatat kanë hyrë në një rrugë pa dalje.

Në aspektin institucional, vazhdimi i dialogut është zhvillim pozitiv, pasi alternativa është thellimi i bllokadës politike dhe zgjatja e krizës së funksionimit të institucioneve. Megjithatë, zhbllokimi nuk do të vijë vetëm si rezultat i takimeve, por nga gatishmëria e aktorëve politikë për të rishikuar vijat e tyre të kuqe dhe për të ndërtuar një formulë që u mundëson të dyja palëve ta paraqesin marrëveshjen si politikisht të pranueshme”, theksoi ai.

Ndër të tjera, profesori potencoi se një marrëveshje LVV-LDK nuk është e pashmangshme, por që ajo do të varet nga aftësia e palëve për të negociuar.

Sa i përket javëve në vijim, nuk do të ishte befasuese nëse negociatat vazhdojnë edhe për një periudhë, pasi presioni politik dhe institucional për konstituimin e plotë të institucioneve po rritet. Megjithatë, një marrëveshje nuk është e pashmangshme. Ajo do të varet nga aftësia e palëve për ta shndërruar interesin e përbashkët për tejkalimin e krizës në një kompromis konkret politik. Deri atëherë, deklaratat e liderëve duhen parë më shumë si sinjale se dera e negociatave mbetet e hapur, sesa si tregues se marrëveshja është tashmë pranë”, përmbylli Nijazi Halili për “Bota sot”.

Haziri: Formula e vetme për t’iu shmangur zgjedhjeve dhe për të pasur institucione funksionale është që z. Kurti dhe LVV-ja të heqin dorë nga posti i Presidentit

Ndërkaq, analisti tjetër Nexhat Haziri u shfaq skeptik për mundësinë e një marrëveshjeje mes LVV-së e LDK-së, pavarësisht deklaratave të Haxhiut.

Ai në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot” tha se këtë e mbështet në zhvillimet e brendshme politike në LDK dhe në qasjen e LVV-së e ofertat e saj ndaj partive.

Image

“Përkundër deklaratës së znj. Haxhiu, si ushtruese e detyrës së Presidentes së vendit, nuk jam fare optimist se do të mund të kemi një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së për një koalicion të mundshëm. Dhe kjo jo vetëm për shkak të situatës së brendshme politike në LDK, ku pritet një votëbesim ndaj kryetarit aktual, Abdixhiku, por edhe për shkak të një sjelljeje jo serioze nga vetë LVV-ja, e cila ka të bëjë me ofertën ndaj partive opozitare”.

Madje, Haziri mes tjerash vlerësoi se një koalicion LDK-LVV nuk garanton se mund të ketë zhbllokim të kësaj bllokade.

Sipas tij, mënyra e vetme që kjo marrëveshje të ketë sukses dhe të formohen institucionet e reja, është që LVV të heqë dorë nga posti i presidentit.

“Edhe në rastin më të mirë, që LVV-ja të arrijë koalicion me LDK-në, sërish ky koalicion nuk garanton se mund të kemi institucione të reja dhe dalje nga kriza, e cila sërish mund të na dërgojë në zgjedhje të reja.

E vetmja formulë për t’i evituar zgjedhjet dhe për të pasur institucione funksionale është që z. Kurti dhe LVV-ja të heqin dorë nga posti i Presidentit dhe, si kompromis, ky post t’i takojë opozitës. Në të kundërtën, duhet të bëhemi gati për zgjedhje të reja”, përmbylli Nexhat Haziri për “Bota sot”.


Shtuar 29.07.2026 03:25

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibomGrandpashabet