Hetimet për ndotjen në Strugë mbeten pa përfundim pas gjashtë muajsh

Pothuajse gjashtë muaj pas krizës që la Strugën pa ujë të pijshëm për dy muaj, qytetarët ende nuk e dinë se kush shkaktoi turbullimin e burimeve në fshatin Shum. Hetimet vijojnë pa një përgjegjës të identifikuar.

Të lidhura

None found

Masa e vetme që mbetet në fuqi është pezullimi i aktivitetit për dy subjekte juridike nga Veleshta, të cilëve u është ndaluar gërmimi mbi burimet ujore. Kjo masë u vendos nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, konkretisht shfrytëzim i paligjshëm i pasurive minerale dhe ndotje e ujit të pijshëm. Prokuroria Publike deklaroi për Alsat se veprimet hetimore janë duke u zhvilluar.

“Jemi në pritje të rezultateve të një ekspertize shtesë. Pas përfundimit të saj, prokurori publik do të marrë një vendim,” njoftuan nga organi i akuzës.

Nga ana tjetër, Jovanço Meçkaroski, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Strugë, bëri të ditur se ende nuk ka nisur asnjë punë për sanimin e burimeve në Shum. Ai theksoi se presin udhëzime nga Prokuroria Publike përpara se të ndërmarrin çdo veprim. Megjithatë, sipas tij, situata aktuale nuk është shqetësuese.

“Për momentin, nuk ka vend për frikë apo panik në Strugë dhe rasti i pakëndshëm në Gostivar nuk po keqpërdoret. Megjithatë, ekziston një nivel i caktuar shqetësimi dhe vigjilence tek banorët. Uji që furnizon qytetin analizohet dy herë në javë dhe matjet tregojnë se cilësia e tij është e shkëlqyer,” deklaroi Meçkaroski.

Edhe nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër konfirmojnë se mostrat e ujit nga burimi i Shumit dhe pikat e kontrollit në qytet i nënshtrohen analizave të vazhdueshme. Rezultatet tregojnë se uji plotëson kriteret e sigurisë dhe është i përshtatshëm për konsum.


Shtuar 29.07.2026 03:18

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibomGrandpashabet