Publicisti Milaim Nela ka ndërhyrë në debatin për periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare, duke e përshkruar atë si një përplasje të brendshme dhe jo një luftë të vërtetë çlirimtare.
Të lidhura
None found
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ai akuzoi historianët që mbështesin versionin komunist se po justifikojnë një etapë të dhimbshme të historisë shqiptare.
Nela shprehu zhgënjimin se, sipas tij, shqiptarët ende nuk e kanë njohur të vërtetën e këtyre ngjarjeve. Ai pretendon se diskutimi historik vijon të ndikohet nga trashëgimia e periudhës komuniste.
Sipas tij, e ashtuquajtura Luftë Nacionalçlirimtare nuk është aspak e diskutueshme, siç orvaten ta paraqesin historianët filokomunistë. Ajo përbën në mënyrë të qartë një konflikt të mirëfilltë civil, vëllavrasës dhe kriminal, të drejtuar nga serbo-sllavët që themeluan dhe kontrolluan realisht partinë komuniste shqiptare, sot PS.
Ai u shpreh thellësisht i prekur që në vendin e tij, edhe pas 114 vitesh shtet, shqiptarët nuk arrijnë të njohin historinë e vërtetë të ngjarjeve që kanë lënë gjurmë, por vazhdojnë të ushqehen me gënjeshtrat e fosileve komuniste.
