Kuçi hedh poshtë akuzat për persekutim: Policia e Kosovës mbron rreth 170 objekte ortodokse, Serbia vijon fushatën e dezinformimit

Sipas Gurakuç Kuçit, profesor në Kolegjin Universum dhe bashkëpunëtor i jashtëm në ISLH “OCTOPUS”, akuzat për persekutim të komunitetit ortodoks serb në Kosovë janë të pabaza. Ai ka treguar se institucionet e rendit ofrojnë mbrojtje gjithëpërfshirëse për një numër të madh objektesh fetare.

Të lidhura

None found

Konkretisht, autoritetet policore patrullojnë vazhdimisht rreth 170 objekte ortodokse, duke mbikëqyrur kishat, varrezat dhe hapësirat përreth. Prej tyre, 24 kisha dhe manastire gëzojnë roje fizike të pandërprerë, 24 orë në shtatë ditë të javës. Më shumë se 40 objekte janë të përfshira në Zona të Veçanta të Mbrojtura, ku vendosen kufizime për ndërtimet, industrinë dhe aktivitete të tjera që mund të dëmtojnë qetësinë, funksionimin apo vlerën historike të tyre. Zbatimi i këtyre rregullave ndiqet edhe nga një Këshill i posaçëm, ku marrin pjesë institucionet kosovare, Kisha Ortodokse Serbe dhe partnerë ndërkombëtarë. Kuçi saktësoi se rast përjashtimor mbetet Manastiri i Deçanit, ku përgjegjësia e parë për sigurinë i takon KFOR-it.

Nga viti 2013, ekziston Njësia për Sigurimin e Objekteve dhe Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare, e cila u dedikohet pikërisht këtyre pasurive me theks të veçantë ato ortodokse. Kuçi nënvizoi se çdo akt dëmtimi, vandalizmi, vjedhjeje apo profanimi trajtohet si vepër penale dhe, kur identifikohet motiv etnik ose fetar, klasifikohet si krim urrejtjeje. Në çdo stacion policor ka persona të caktuar për evidentimin dhe hetimin e këtyre incidenteve në bashkërendim me prokurorët.

Gjatë kremteve dhe pelegrinazheve ortodokse, autoritetet hartojnë plane të detajuara operative që sigurojnë mbarëvajtjen e aktiviteteve, mbrojnë pjesëmarrësit, menaxhojnë qarkullimin dhe parandalojnë incidentet. Sipas tij, ky sistem përbën një model unik në Evropë, por megjithatë, narrativa serbe vijon të përdorë propagandën për të justifikuar tensione dhe për të përgatitur terren për përshkallëzime krizash.

Duke iu referuar liturgjisë së 26 korrikut në Manastirin e Kryeengjëjve pranë Prizrenit, Kuçi theksoi se Policia e Kosovës mundësoi zhvillimin pa incidente, por propaganda e ktheu praninë e sigurisë në një pamje presioni ndaj besimtarëve. Ai e përshkruan këtë si një operacion psikologjik ku realiteti deformohet: masat mbrojtëse paraqiten si rrethim, kontrolli si dhunë dhe prania policore si persekutim. Ky përmbysje semantike synon delegjitimimin e Kosovës dhe nxitjen e urrejtjes, si brenda ashtu edhe në opinionin ndërkombëtar. Kuçi paralajmëron se në përballjen me luftën hibride, veprimet konkrete të sigurisë duhet të shoqërohen me komunikim strategjik, sepse hapësirat boshe të informacionit i mbush kundërshtari me fabrikime të parapërgatitura.


Shtuar 28.07.2026 21:14

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom