Azemi: Beteja kundër vdekjeve të punëtorëve në Kosovë është e humbur

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi në Prishtinë, ku një vinç u rrëzua duke i marrë jetën një punëtori të ri dhe duke plagosur një tjetër, ka rikthyer në qendër të vëmendjes shqetësimet për sigurinë në punë në Kosovë.

Të lidhura

None found

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në, e cilësoi humbjen e jetës së të riut si një tragjedi të rëndë për familjen, komunitetin e punëtorëve dhe mbarë shoqërinë kosovare. “Është e tmerrshme kur familja e pret të kthehet në shtëpi dhe përballet me këtë lloj tragjedie”, u shpreh ai.

Azemi ngriti shqetësim edhe për faktin që në vendin e ngjarjes ndodhej një 18-vjeçar, duke theksuar se rasti duhet të hetohet thellë nga institucionet kompetente.

Sipas tij, të dhënat paraprake sugjerojnë se faktori njerëzor ka qenë shkaktari kryesor i aksidentit, ndërsa shtoi se po pret konkluzionet zyrtare nga Inspektorati i Punës, Policia dhe Prokuroria. “Brenda dy a tri ditësh besoj se do të zbardhen të gjitha detajet. Tani për tani mund të themi se shkaku është faktori njerëzor”, deklaroi ai.

Në një kontekst më të gjerë, Azemi theksoi se Kosova “e ka humbur luftën” në raport me vdekjet e punëtorëve në sektorin privat. Ai përmendi se viti 2025 ishte më fatkeqi për punëtorët që nga përfundimi i luftës, ndërsa edhe ky vit ka nisur me një situatë të rëndë.

I pyetur lidhur me deklaratën e Inspektoratit Qendror të Punës se kantieri nuk ishte inspektuar më parë për shkak se ndodhej në fazën fillestare të punimeve, Azemi u përgjigj se edhe pse inspektorët nuk mund të jenë kudo, problemi kryesor mbetet mungesa e sanksioneve të mjaftueshme ndaj kompanive që nuk respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.


Shtuar 28.07.2026 20:43

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom