Tragjedi familjare në SHBA/ Burri ekzekuton bashkëshorten dhe 6 fëmijët, i vë zjarrin shtëpisë dhe vetëvritet

Shtetet e Bashkuara janë tronditur nga një ngjarje makabre, ku një burrë 47-vjeçar dyshohet se ka masakruar me armë zjarri gruan dhe gjashtë fëmijët e tij, më pas ka ndezur flakët në banesë dhe në fund i ka dhënë fund jetës së vet.

Të lidhura

None found

Trupat e pajetë të Christopher Karolkiewicz, 47 vjeç, bashkëshortes së tij Amanda “Maddie” Karolkiewicz, 39 vjeçe, dhe gjashtë fëmijëve të tyre, të moshës nga 5 deri në 15 vjeç, u zbuluan në rezidencën e familjes në Grand Haven Township, pranë Liqenit Michigan.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Christopher Karolkiewicz ka qëlluar për vdekje fillimisht partneren dhe të miturit. Më pas, ai dyshohet se ka shpërndarë qëllimisht vatra zjarri në disa dhoma të shtëpisë dhe në fund ka vetëvrarë veten me të njëjtën armë.

Forcat e rendit u alarmuan pas thirrjeve të banorëve që panë tym të bardhë duke dalë nga ndërtesa. Ekipeve të shpëtimit iu deshën afërsisht tre orë për të gjetur origjinën e flakëve dhe për të depërtuar brenda, ku u përballën me pamjen tragjike të tetë anëtarëve të familjes.

Një pjesë e viktimave u gjetën në dhomat e fjetjes. Ekspertizat mjeko-ligjore vërtetuan se shkaku i vdekjes për të gjithë ishin plagët e armës së zjarrit, jo asfiksimi apo djegiet.

Autoritetet janë të bindura se zjarri është vendosur me paramendim në disa sektorë të banesës pas kryerjes së ekzekutimeve dhe po hetojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes. Fatkeqësisht, as kafshët shtëpiake të familjes nuk shpëtuan dot nga flakët.

Sipas raportimeve të shtypit amerikan, Christopher dhe Amanda ishin njohur në vitin 2008 në ambientet e punës dhe ishin martuar në gusht të vitit pasardhës. Së bashku sollën në jetë katër fëmijë biologjikë dhe më pas vendosën të adoptonin edhe dy vajza.

Por, përtej imazhit të një familjeje të lumtur, duket se marrëdhënia e çiftit ishte e trazuar. Tetë vjet më parë, Christopher kishte nisur një lidhje jashtëmartesore me një praktikante shumë më të re në vendin e tij të punës.

Dy vite më parë, Amanda kishte ndarë dhimbjen e saj në platformën Reddit, duke treguar se bashkëshorti e kishte tradhtuar përsëri me një praktikante. Në një nga shkrimet e saj, ajo shprehej se, pas një periudhe të gjatë mundimi, më në fund e kuptoi se mbështetja e vetme për të ecur përpara ishte vetja e saj.

Hetuesit po vazhdojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet pas kësaj tragjedie të tmerrshme familjare.


Shtuar 28.07.2026 20:27

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom