Një ngjarje natyrore mahnitëse, por edhe e rrezikshme, u dokumentua në brigjet perëndimore të Groenlandës, teksa një ajsberg masiv u rrotullua në ujë, duke shkaktuar valë të mëdha.
Fenomeni ndodhi pranë qytetit Ilulissat, i famshëm në nivel global për ajsbergët që çlirohen nga akullnaja Jakobshavn. Pamjet e momentit të përmbysjes u kapën nga vendas dhe vizitorë, dhe filmimet u bënë shpejt virale në internet.
Të lidhura
None found
Në video dallohet masa gjigante e akullit, me përmasa që përllogariten sa të paktën dymbëdhjetë shtëpi, teksa rrëzohet në det dhe krijon valë të fuqishme që përhapen në të gjithë zonën përreth.
Pavarësisht intensitetit të lartë të ngjarjes, autoritetet lokale bënë të ditur se nuk pati asnjë të lënduar dhe as dëme materiale.
