Zbardhen përgjimet e SPAK për Kristjan Shkrelin/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat, Prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve konkretisht?

Dëshmia e Kristjan Shkrelit, kryebashkiakut të Vaut të Dejës, si dhe përgjimet e komunikimeve të tij me qytetarë dhe punonjës të OSHEE-së, kanë nxjerrë në dritë elementë të rinj hetimorë.

Në sallën e gjyqit, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme, Dritan Prençi, i prezantoi të akuzuarit transkriptet e bisedave të marra gjatë hetimeve, të cilat ngrenë pikëpyetje mbi premtime dhe ndërhyrje gjatë fushatës zgjedhore.

Të lidhura

None found

Sipas materialeve të dosjes, në një regjistrim Shkreli dëgjohet duke i thënë një banori: “Të martën e ke të kryer, veç shih mos po na vonon, veç për Tomën, zjarr! Si me qenë për mua, ua di për nder”.

Prokurori e pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë kryebashkiakun se çfarë kuptimi kishin këto fjalë, si dhe një tjetër shprehje e tij ku thuhej:Nuk e presim dot shtetin se shteti e ka në terezi” dhe “Sot më sollën preventivin”.

I vënë përballë këtyre pyetjeve, Shkreli u mbrojt duke pohuar se ishin thjesht batuta dhe se qëllimi i tij ishte thjesht të siguronte pjesëmarrje sa më të gjerë në një aktivitet politik.

Pas kësaj seance, gjykata vendosi shtyrjen e procesit për konkluzione përfundimtare. Seanca e radhës është caktuar për në datën 17 shtator, në orën 10:00, ku pritet që SPAK të parashtrojë kërkesën e saj për dënimin.

Detaje nga përballja në gjyq:

Prokurori Prençi: Në pozitën e të pandehurit, ke disa biseda telefonike ku i thua dikujt: “Të martën e ke të kryer, veç shih mos po na vonon veç për Tomën, zjarr! Si me qenë për mua, ua di për nder”. Përse bëhet fjalë në këto komunikime?

Gjithashtu, në një tjetër moment thua: “Nuk e presim dot shtetin se shteti e ka në terezi”. Shpjego ç’doje të thoje me këtë? Dhe më tej, “Sot më sollën preventivin”, i the.

Çfarë pune i kreve konkretisht?

Shkreli: Ishte një shprehje e lehtë për t’i bindur se unë mund t’ia zgjidhja hallin. Kur thosha “zjarr”, i referohesha faktit që në mitingun e Tom Doshit të vinin sa më shumë njerëz.

Prokurori Prençi, duke lexuar regjistrime të tjera të përfituara nga survejimi i bisedave të kryebashkiakut me banorë e punonjës të OSHEE-së: Ti ke komunikuar me Franga Kolën dhe i ke thënë: “Aty është katërshja e mbyllur…”.


Shtuar 28.07.2026 15:36

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişAnkara EscortGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetmeritbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom