Pacolli akuzon ashpër Berishën dhe Kajtazin: Gënjeshtra dhe deklaratë e turpshme për arrestim

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka shpërthyer me akuza të forta ndaj gazetarit Vebi Kajtazi dhe avokatit Besnik Berisha, të cilët i konsideron përgjegjës për shpërndarjen e informacioneve të rreme dhe shpifëse kundër tij. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ai i quajti këto raportime një fushatë të mirëfilltë për të njollosur emrin e tij dhe të familjarëve.

Sipas Pacollit, lajmi se ai dhe i vëllai dyshohet se ishin nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, është një trillim i pastër. Ai e përshkroi këtë si një “shpifje” dhe një “gënjeshtër” të ndërtuar qëllimisht për të dëmtuar figurën e tij publike.

Të lidhura

None found

Vëmendje të veçantë Pacolli i kushtoi një deklarate të Besnik Berishës gjatë një daljeje në emisionin “Të Paekspozuarit”. Ai pretendon se Berisha, i cili mban postin e Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, pati thënë publikisht se “Behgjet Pacolli do të arrestohet”. Këtë frazë, biznesmeni e cilësoi si një akt skandaloz, të papërgjegjshëm dhe thellësisht joetik, që bie ndesh me parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë.

Postimi i plotë në Facebook:

Për Vebi Kajtazin dhe Besnik Berishën…

Çdo gazetar që i drejtohet publikut ka për detyrë morale, etike dhe profesionale të kontrollojë me përpikëri informatat dhe të mos përhapë trillime, hamendje apo teknika të pabazuara.

Në rastin konkret, portali Paparaci nën drejtimin e Vebi Kajtazit, dhe portali Sinjali me Besnik Berishën, kanë shpërndarë në mënyrë të përsëritur lajme shpifëse që asnjëherë nuk janë konfirmuar. Një prej trillimeve të tyre ishte gënjeshtra se unë dhe vëllai im po hetoheshim nga Prokuroria e Tiranës. Ky ishte një pretendim totalisht fals, thjesht një shpifje dhe një gënjeshtër.

Përgjatë tërë kësaj kohe, këto mediume kanë vijuar të thurin rrëfime të mbështetura në spekulime dhe akuza të rreme me synim të qartë për të cenuar reputacionin tim dhe të familjes sime.

Për më tepër, Besnik Berisha, në rolin e tij si udhëheqës i Odës së Avokatëve të Kosovës, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, e çoi edhe më larg. Ai shpalli publikisht se “Behgjet Pacolli do të arrestohet”, duke e paraqitur këtë si një fakt të kryer dhe jo si një opinion a analizë personale. (Ju ftoj ta dëgjoni deklaratën pas minutës së 15-të të emisionit.)

https://youtu.be/z23OtIp_4i8?si=7ouRmcfoTCnmf5dW

Sa keqdashëse, sa e ulët, sa e papërgjegjshme dhe sa antietike qe një deklaratë e tillë, sidomos kur vjen nga një avokat që kryeson institucionin më përfaqësues të avokatëve kosovarë. Një profesionist i ligjit duhet të jetë garant i prezumimit të pafajësisë, i fakteve dhe i standardeve më të larta të etikës, e jo burim paragjykimesh publike apo deklaratash që formësojnë perceptimin e gabuar të opinionit.

Ky s’është modeli që qytetarët presin nga mediat dhe as nga përfaqësuesit e profesioneve të lira. Kjo është një sjellje që minon besimin te drejtësia, te gazetaria dhe te vetë shteti ligjor.


Shtuar 28.07.2026 13:15

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetmeritbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom