Genesis mund të krijojë një model edhe më mbresëlënës se Magma

Më shumë se një dekadë pas themelimit, Genesis vijon të zgjerohet, ndërsa marka synon objektiva të mëdha për të ardhmen.

Të lidhura

None found

Në këto plane përfshihet edhe nën-marka Magma, e prezantuar mbi dy vjet më parë, e cila mund të shënojë vetëm hapin e parë të Genesis drejt segmentit të automjeteve me performancë të lartë.

I pyetur nga CarSales i Australisë nëse Magma mund të rivalizojë një ditë modelet Black Series të AMG, drejtuesi i Genesis Motors Australia (GMA), Justin Douglass, deklaroi se marka “është gjithmonë në zhvillim dhe rritje” dhe se “mundësitë janë të pafundme”.

Ndërkohë, menaxheri i zhvillimit të produkteve në GMA, Tim Rodgers, u përgjigj për botimin: “Pse jo, kjo është përgjigjja, apo jo”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Rodgers nuk konfirmoi ndonjë plan konkret të kompanisë, duke theksuar se ishte “thjesht duke spekuluar”.

Aktualisht, Magma mbetet një nën-markë e re dhe në Shtetet e Bashkuara ofrohet vetëm një model i saj, GV60 Magma EV. Genesis, megjithatë, ka parashikuar modele të tjera dhe synon ta zgjerojë më tej këtë linjë.

Në nëntor të vitit të kaluar, kompania prezantoi Magma GT Concept, një makinë halo me motor të pozicionuar në mes, e cila “përcakton drejtimin e trashëgimisë së performancës së markës” për 10 vitet e ardhshme.

Më pas, gjatë prillit, Genesis bëri të ditur se deri në fund të vitit 2030 planifikon të nxjerrë 22 modele, të shoqëruara me sisteme të reja fuqie, konfigurime dhe derivate.

Falë Hyundai, mes mundësive për një automjet tjetër të ri është tashmë edhe një kamionçinë.

Prodhuesi po vlerëson gjithashtu zhvillimin e një automjeti elektrik më të vogël, i cili do të ndjekë formatin e Hyundai Ioniq 3.

Një nga modelet e ardhshme pritet të jetë varianti i prodhimit i Magma GT Concept, ndërsa pjesa tjetër e gamës mbetet ende e panjohur.

Genesis ka prezantuar edhe koncepte të tjera mbresëlënëse, përfshirë X Gran Equator, të cilat mund të pajisen me konfigurime të posaçme Magma ose edhe me versione të një niveli më të lartë.

Po aq tërheqës do të ishte edhe një variant Magma i modelit G90 Wingback. /Telegrafi/


Shtuar 27.07.2026 20:56

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al