Kuvendi miratoi sot me 74 votat e socialistëve marrëveshjen me SHBA-në, e cila parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.
Projektligji u diskutua fillimisht pa praninë e përfaqësuesve të mediave dhe më pas iu nënshtrua votimit.
Të lidhura
None found
Në sallë nuk morën pjesë deputetët e PD-së dhe aleatët e tyre, ndaj marrëveshja u miratua vetëm me votat e socialistëve.
Pas përfundimit të votimit, kryetari Niko Peleshi deklaroi të mbyllur seancën.
