Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendim për rritjen mesatare me 4,55 % të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, krahasuar me vendimin e datës 20.7.2026.
Të lidhura
None found
Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe ajo EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen me nga 3,00 den/litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-Е V) rritet me 4,50 den/litër. Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të kushtojë 5,00 den/litër më shumë. Për Мazutin М-1 SU është përcaktuar rritje prej 2,726 den/kg, duke e çuar çmimin e tij në 48,099 den/kg.
Çmimet e reja maksimale do të zbatohen nga data 28.7.2026, duke nisur në orën 00:01.
Benzina e motorit EUROSUPER BS – 95 do të shitet me 93,00 denarë/litër, kurse EUROSUPER BS – 98 me 95,00 denarë/litër.
Nafta e motorit EURODIZEL BS (D-E V) do të ketë çmim prej 98,50 denarë/litër, ndërsa Vaji për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të kushtojë 98,00 denarë/litër.
Çmimi maksimal i Mazutit М-1 SU do të jetë 48,099 denarë/kilogram.
