Bruno Guimaraes mbetet objektivi kryesor i Arsenalit, por shuma e propozuar deri tani nga londinezët është të paktën 10 milionë funte nën vlerësimin që Newcastle United i ka vendosur mesfushorit brazilian.
Të lidhura
None found
Raportimet bëjnë të ditur se “Magpies” nuk janë të detyruar të përshpejtojnë bisedimet dhe nuk ndodhen nën trysni për ta larguar Guimaraesin. Situata ndryshon nga transferimet e Anthony Gordon dhe Sandro Tonalit, për të cilët Barcelona dhe Tottenhami pranuan të paguanin shumat e kërkuara nga Newcastle.
Si rrjedhojë, vazhdimi i negociatave do të varet nga gatishmëria e Arsenalit për të paraqitur një ofertë më të lartë.
Në raport thuhet gjithashtu se Guimaraes ia ka shprehur qartë klubit dëshirën për t’u transferuar tek Arsenali, pasi kërkon të konkurrojë për trofetë e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve.
Newcastle, megjithatë, ende nuk ka përcaktuar përfundimisht se çfarë do të bëjë. Drejtuesit duan të presin rikthimin e brazilianit në skuadër dhe të shqyrtojnë qëndrimin e tij përpara se të marrin një vendim mbi të ardhmen e mesfushorit.
Për ta bindur Newcastle United të hapë bisedimet, Arsenali pritet të detyrohet ta përmirësojë propozimin financiar gjatë ditëve të ardhshme.
