Pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të derivateve gjatë ditëve të fundit, kryeministri Hristijan Mickoski komentoi sot zhvillimet në tregun e karburanteve.
Të lidhura
None found
Mickoski bëri të ditur se autoritetet po e ndjekin situatën dhe, nëse paraqitet nevoja, do të marrin masa.
“Po i përcjellim zhvillimet lidhur me naftën. Kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin, ne vazhdojmë të jemi vendi me çmimet më të ulëta në rajon. Nëse duhet, do të reagojmë njësoj siç kemi vepruar deri tani, ndaj qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë. Do të vazhdojmë të jemi shteti me çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit, ndonëse bëhet fjalë për një produkt burse dhe jo për diçka që varet nga fakti nëse një biznesmen apo politikan është më i mirë ose më i keq. Të gjithë furnizohemi nga i njëjti vend”, deklaroi Mickoski.
