Revolucioni i flamingove trondit Shqipërinë/ Protesta masive kundër Ramës për korrupsionin, skandalet dhe lidhjet me mafian

Çdo mbrëmje që prej 30 majit, mijëra shqiptarë janë mbledhur poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama në Tiranë. Kjo lëvizje e vazhdueshme mori një karakter më të ashpër në fillim të korrikut, duke kërkuar hapur largimin e kreut të qeverisë.

Mes turmës dallohen dy gra të moshuara që mbështeten në një karrocë, ndërsa mundohen të ecin në ritmin e marshimit. Aty pranë, disa burra janë ulur në gjunjë për t’u falur.

Të lidhura

None found

Grupe studentësh i shtohen masës së protestuesve, teksa një baba dhe i biri valëvisin flamurin kombëtar.

Shkëndija e parë e këtij zemërimi ishin planet e ndërtimit të Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, dhe bashkëshortes së tij Ivanka, në ishullin e Sazanit dhe në zonën bregdetare të Zvërnecit.

Organizatat ambientaliste i kundërshtonin prej kohësh këto projekte, por situata shpërtheu kur pamjet e rojeve private të sigurisë që largonin me forcë banorët kundërshtarë të ardhjes së makinerive u bënë virale.

Për qytetarët e dalë në rrugë, heshtja e shtetit përballë dhunës, mungesa e transparencës dhe dëmi mjedisor janë pasqyra e problemeve të thella të Shqipërisë. Qeveritë e njëpasnjëshme janë zhytur në skandale të mëdha financiare dhe akuza korrupsioni.

Megjithatë, një protestë e kësaj përmasash është e rrallë në vendin ballkanik me 2.4 milionë banorë që prej rënies së komunizmit dhe shihet si një shenjë e gjallërimit të shoqërisë civile. “Është hera e parë që shohim kaq shumë njerëz kaq të ndryshëm së bashku,” shprehet Hyrmete Thaçi, 42 vjeçe, duke mbajtur një shami të gjelbër. “Të gjithëve u ka ardhur në majë të hundës tani.”

Nga kati i dhjetë i banesës së saj, Elsida Hajdari sodit me trishtim valën e ndërtimeve që ka transformuar peizazhin.

“Dikur shihnim malet, tani kudo janë ngritur pallate”, rrëfen 39-vjeçarja. Poshtë ndërtesës së tyre qëndrojnë ende disa shtëpi të vogla me çati të dëmtuara dhe tela elektrikë të amortizuar.

Pikërisht kjo e shtyn atë të zbresë në protestë çdo mbrëmje. Vështirësitë financiare kanë zemëruar gjithë familjen e saj. E bija, Ebi 15 vjeçe, ankohet se kostoja e jetesës nuk ia lejon “as të marrë një shkëlqyes buzësh apo të dalë me shoqet”. Elsida punon në një qendër telefonike për 800 euro në muaj, një shifër pak mbi pagën minimale prej rreth 500 eurosh.“Megjithatë, unë kam një diplomë në shkenca politike dhe flas tre gjuhë”, shton ajo me revoltë. I shoqi, Besmir Kraja, punon si kuzhinier dhe vëren me shqetësim rënien e kushteve në fushën e tij.

“Tani sjellin punëtorë të huaj me rroga shumë të ulëta, që mbahen në banesa të pamundura për t’u jetuar”.

Ndër protestuesit më të zëshëm janë të rinjtë nga 18 deri në 30-vjeç. Nxënës, studentë, punonjës të sapo punësuar ose të papunë, ata përballen me një të ardhme të errët dhe një normë papunësie prej 22% për grupmoshën 15-24 vjeç. Ata janë të bindur se shteti preferon të investojë në turizëm sesa në arsimin e lartë. Duke qenë të lidhur ngushtë me platformat sociale, të rinjtë kanë qenë shtylla kryesore në zgjerimin e lëvizjes.

Dea Vieri, 28-vjeçe, denoncon korrupsionin që ka përshkuar vendin, një fenomen që sipas saj shtrihet përtej fushës politike. “Brezi ynë është i lodhur. Nuk duhet të kesh lidhje me njerëz të fuqishëm apo të paguash për të pasur sukses”, thekson ajo.

Një tjetër shqetësim për ta është grabitja e territorit nga grupet kriminale, që po rrezikojnë peizazhet ende të virgjëra.

“Për ne, natyra ka më shumë vlerë se paratë”, thotë Ali Dizdari, një student 21-vjeçar. Ai i referohet një ligji të miratuar në shkurt 2024 që favorizon investimet strategjike, përfshirë në zona të mbrojtura dhe me një kosto shumë të ulët.

Të lindur pas përmbysjes së diktaturës më 1991, shumë prej këtyre të rinjve besojnë se më në fund e kanë kapërcyer frikën. “Të moshuarit ende hezitojnë t’i kundërvihen pushtetit, pasi mbartin traumat e së shkuarës”, shpjegon Mikaela Mahilaj, 33 vjeçe, biologe.

Por ky këndvështrim zbutet nga prania e një çifti rreth të shtatëdhjetave. Bashkëshortët Ishmi janë në mesin e mijëra shqiptarëve të përndjekur nga regjimi më i mbyllur i Evropës, ai i Enver Hoxhës.

“Në atë kohë ishim të rinj dhe shpërndanim trakte kundër komunizmit. Na kapën dhe na futën në burg së bashku. Unë isha shtatzënë atje dhe humba fëmijën time”, kujton gruaja me një ton të përmbajtur.

Të palodhur, këta “demokratë të betuar” marshojnë çdo mbrëmje me fishkëllima dhe pankarta. Duke mbajtur sloganin “Edi Rama në burg”, ata shohin në qeverisjen e katër mandateve të kryeministrit shenjat e një “rikthimi të diktaturës” dhe e akuzojnë për një mënyrë jetese luksoze, krejt të shkëputur nga realiteti i qytetarëve.

Në pankartën e pensionistes shkruhet: “Edi Rama bleu një shishe vere për 33.600 euro. Kjo është sa 28 vite pension për mua”.

Pas rënies së regjimit në fillim të viteve 1990, popullsia ushqente shpresa të mëdha për brezat e ardhshëm. Fredi Muçi, inxhinier civil në shtet, dhe gruaja e tij Frosina, arkitekte për institucionet publike, sakrifikuan shumë për të financuar studimet e dy fëmijëve të tyre jashtë vendit.

“Të gjitha familjet bënë flijime të mëdha financiare për këtë”, tregon Fredi. Megjithatë, sot familja sheh prapa me zhgënjim.

“Po ta dinim që edhe pas 35 vjetësh tranzicioni nuk do të kishte mbaruar…” nënvizon pensionisti 74-vjeçar.

“Sistemi ynë nuk është demokraci,” shton ish-arkitektja 67-vjeçare. Si përfundim, vetëm djali i tyre është riatdhesuar, për t’u marrë me politikë pranë partisë së majtë “Bashkë”, ndërsa vajza e vogël vjen vetëm për pushime.

Cifti Julian Bregu, 41-vjeç, ish-legjionar në ushtrinë franceze që tani merret me marketing, dhe partnerja e tij Enki Çokaj, 37- vjeçe, me të cilën ka një foshnjë 8 muajshe, nuk kishin dalë kurrë më parë në protestë e as nuk kishin votuar. Përkeqësimi i shërbimeve publike i nxori në rrugë.

“Nuk e konceptoj dot që fëmija im të rritet në këtë sistem edhe pas 20 vitesh. Standardi i arsimit është i dobët dhe spitalit publik i mungon shumë”, thotë Julian. Edhe pse e dinë se bëjnë pjesë në 10% më të privilegjuar të një vendi që mbetet ndër më të varfrit në kontinent, Enki pranon se “edhe për ne kërkohen flijime të mëdha”.

Ajo është e prerë: “Nëse asgjë nuk ndryshon për mirë, do të ikim. Refuzoj ta shoh djalin tonë të rritet në një vend që nuk e respekton”.

Kjo valë qytetare, e pagëzuar “Revolucioni i Flamingove” për shkak të lagunave ku këta zogj shtohen dhe që rrezikohen nga projektet e familjes Trump, po ngre shpresa edhe te diaspora.

Krenari, 40-vjeç, i vendosur në SHBA që nga viti 2010, është pjesë e 1.2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit — mbi 44% e popullsisë, sipas të dhënave të Bankës Botërore. Ai u largua i detyruar nga korrupsioni dhe tani thotë: “Nëse kjo protestë arrin sukses, do të rikthehemi pa asnjë dyshim”.

Megjithë presionin, nga zyra e tij, kryeministri Edi Rama qëndron i patundur. Ai i ka cilësuar protestuesit si pjesëmarrës në “një luftë hibride të manipuluar nga jashtë” dhe, në një moment kulminant të revoltës, miratoi 4 milionë euro fonde publike për të ngritur një stadium provizor për koncertin e reperit amerikan Kanye West, të cilit i është ndaluar hyrja në disa vende evropiane për shkak të deklaratave antisemite. Ky vendim, njëlloj si projektet e lidhura me familjen Trump, e ka acaruar edhe më tej masën e protestuesve.


Shtuar 24.07.2026 08:06

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet