Dy të rinj janë konfliktuar pak me parë në Hamallaj të Durrësit, duke ngelur i plagosur njëri prej tyre pasi mori një goditje me thikë.
Njoftohet se 19 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe se policia ka nisur kërkimin për kapjen e autorit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.