Arrestohet në Berat 29-vjeçari i kërkuar për vjedhje

Policia ka arrestuar 29-vjeçarin S. K., banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, është proceduar penalisht N.H., 56 vjeç në Poliçan pasi u kap duke prerë dru në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

VP Berat

Dimal/Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje.

Procedohet 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Prerja e paligjeshme e pyjeve”.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë kapja dhe ndalimi i  shtetasit S.K., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Poliçan/Gjithashtu vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Konstatohet nga Policia, lëndë drusore që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.

Në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë, në fshatin Vojak, kanë kapur në flagrancë shtetasin N.H., 56 vjeç, duke transportuar, lëndë drusore që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.

Shtetasit N.H., 56 vjeç, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 08:50