Jasir Asani bëhet lojtar i lirë, mbyll aventurën me Esteghlalin

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka mbetur pa ekip. Futbollisti dhe klubi iranian Esteghlal kanë gjetur akordin për t’i dhënë fund bashkëpunimit, duke e zgjidhur zyrtarisht kontratën mes palëve.

Të lidhura

None found

Shkak i kësaj ndarjeje të menjëhershme është bërë dështimi i klubit për të përmbushur detyrimet financiare të prapambetura nga sezoni i shkuar. Lajmin e konfirmoi vetë 31-vjeçari nga Shkupi, i cili ndërmori nismën për të kërkuar prishjen e marrëveshjes, çka nuk u kundërshtua fare nga ana e Esteghlalit.

Rikujtojmë se më parë pati zëra për një interesim nga ana e La Ligas spanjolle për shërbimet e tij. Ai personalisht e ka pranuar disa javë më parë se Getafe e ka pikasur, por prej atëherë nuk është shënuar asnjë hap konkret në këtë drejtim.

Vlen të theksohet se në rënien e formës së Asanit ndikoi ndjeshëm dhe konflikti në Lindjen e Mesme, i cili solli pezullimin e kampionatit iranian. Kjo situatë e shtyu lojtarin të rikthehej për njëfarë kohe në Shqipëri, duke u stërvitur edhe me Partizanin, por si pasojë ai e humbi edhe vendin e tij në përfaqësuesen kuqezi.


Shtuar 15.07.2026 18:43

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş