Ditën e sotme, në një postim në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, lidhur me zhvillimin e turizmit në qytetin e Gjirokastrës.
Berisha ka publikuar një video ku shfaqen deklaratat e ministres Kumbaro, në të cilat ajo bën krahasime mes turizmit në Gjirokastër dhe atij në Spanjë.
Të lidhura
None found
Këto krahasime, kreu demokrat i ka cilësuar si ‘qesharake’. Në mesazhin e tij shoqërues, Berisha ka përdorur tone të ashpra, duke vënë në pikëpyetje profesionalizmin e ministres dhe duke e lidhur atë me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
“Ministri i thënshin! Vetëm në kriminale të Edi Ramës mund të gjenden të tillë! Turp!”, shkruan Berisha.
