Johan Cortes nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Tiranës në sezonin e ardhshëm. Largimin e ka bërë të ditur vetë qendërmbrojtësi brazilian përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.
Të lidhura
None found



“Faleminderit shumë për gjithçka KF Tirana, ju uroj suksese të mëdha në gjithçka”, shkruan 26-vjeçari në mesazhin e tij të lamtumirës.



Cortes iu bashkua bardhebluve të kryeqytetit në muajin janar, ndërsa gjatë kësaj periudhe u aktivizua në total në 14 ndeshje. Para aventurës te Tirana, ai ka qenë pjesë e Liberia, teksa më parë ka luajtur edhe për Perez Zeledon dhe Barrio Mexico.

