Artisti amerikan Kanye West, ka tërhequr vëmendjen për shkak të një gabimi në një postim në rrjetet sociale. Në njoftimin ku bëhej me dije vendi ku do të zhvillohej performanca e tij, këngëtari ka shënuar Turqinë në vend të Shqipërisë.
Gabimi ka rënë në sy të përdoruesve, të cilët kanë reaguar për pasaktësinë në përcaktimin e vendodhjes së koncertit.
Të lidhura
None found
Kanye West, mbërriti në Tiranë për eventin që do të zhvillohet në stadiumin “Eagle” në Kashar. Koncerti ka shkaktuar debate në vend për shkak të financimit prej 4 milionë eurosh nga fondi rezervë i qeverisë për organizimin e tij.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Tiranës, ka vendosur masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë-Durrës. “Eagle Stadium” shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metrash katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.
