Analisti paralajmëron bllokadë dhe zgjedhje të reja nëse partitë nuk gjejnë kompromis

Pas zgjedhjeve parlamentare, krerët e partive politike kanë shtuar kontaktet dhe takimet në përpjekje për të gjetur rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit dhe ngritjen e institucioneve të reja.

Të lidhura

None found

Në këtë kuadër, fillimisht Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar takime me përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa më pas janë mbajtur edhe takime me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me qëllim shqyrtimin e mundësive për një marrëveshje politike.

Megjithëse bisedimet kanë nisur, deri tani nuk është bërë e ditur arritja e ndonjë pajtimi konkret që do të mund ta zhbllokonte procesin e konstituimit të Kuvendit. Përfaqësuesit e partive kanë përsëritur qëndrimet e tyre, por njëkohësisht kanë lënë të hapur vazhdimin e konsultimeve edhe në ditët në vijim.

Formimi i institucioneve të reja vazhdon të varet nga dialogu dhe kompromisi mes subjekteve politike, ndërsa takimet e ardhshme pritet të tregojnë nëse do të ketë lëvizje drejt arritjes së një marrëveshjeje.

Kryeministri Kurti është shprehur optimist se bisedimet me partitë politike do të prodhojnë një marrëveshje, por ka theksuar se ende nuk mund të flitet për diçka konkrete.

Lidhur me këtë zhvillim, për “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku.

Image

Sipas tij, takimet ndërmjet liderëve politikë përbëjnë një sinjal pozitiv, por pa kompromis, sidomos nga partia fituese, vendi mund të mbetet i bllokuar dhe të përballet sërish me zgjedhje të reja.

Është lajm i mirë që liderët politikë po ulen në tavolinë pas zgjedhjeve, por nuk mjafton vetëm të takohen. Përderisa qëndrimet mbeten të pandryshuara, vendi vazhdon të mbetet në bllokadë.

Nëse partitë politike, nuk tregojnë fleksibilitet për të gjetur një zgjidhje me opozitën për konstituimin e institucioneve, Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje. Një skenar i tillë nuk do të ishte fitore për askënd, por humbje për shtetin dhe qytetarët”, u shpreh ai.

Analisti vijoi më tej duke u bërë thirrje partive politike, e në veçanti Lëvizjes Vetëvendosje si forca e parë, që të dëshmojnë përgjegjësi dhe gatishmëri për kompromis, duke nënvizuar se interesi shtetëror duhet të vendoset mbi interesat partiake dhe zgjedhore.

Prandaj, u bëj thirrje të gjitha partive politike të tregojnë maturi dhe përgjegjësi shtetërore, e në veçanti Lëvizjes Vetëvendosje, sepse si forca e parë politike mban edhe barrën më të madhe të përgjegjësisë për zhbllokimin e situatës.

Kosova është shumë më e rëndësishme se interesat e çdo partie. Nuk ka asnjë vlerë nëse një subjekt fiton apo humb 2–3% në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shteti humb kohë, stabilitet, investime dhe besimin e qytetarëve. Historia nuk do t’i gjykojë partitë nga përqindjet që fitojnë, por nga përgjegjësia që tregojnë në momentet vendimtare për vendin”, përfundoi Sadiku për “Bota sot”.


Shtuar 11.07.2026 12:16

Tags: , ,
matbetjojobetsafirbetCasibom GirişmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomİmajbetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişJojobetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş