Rama: Rilindja urbane e nxori vendin nga rrënimi dhe degradimi; dikur kur mbillnim një pemë në Tiranë, njerëzit grumbulloheshin sikur po ndiqnin shfaqje

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e organizuar për programin “Rilindja 2.0”, ku theksoi se arritjet e deritanishme nuk duhet të shërbejnë si arsye për të ulur kërkesat, por si nxitje për të synuar rezultate edhe më të larta.

Gjatë ndërhyrjes së tij, ai u përqendrua te zhvillimi urban, ndryshimet që kanë ndodhur në qytete dhe sfidat e reja që, sipas tij, lindin pasi mbyllet një etapë e rëndësishme transformimi.

Të lidhura

None found

“Suksesi, rezultati, ndryshimi nuk i zbutin pritshmëritë, përkundrazi i rrisin. Edhe në shoqëritë e varfra ka gjëra më të mira. Edhe në shoqëritë e zhvilluara ka gjëra më të këqija. Ka dhe më mirë, sigurisht që ka më mirë. Kjo është shenja më e qartë se sot ne jemi zyrtarisht në një etapë të re. Më kujtohet që pas zgjedhjeve të fundit, në një mbledhje të mbyllur këmbëngula se 83 mandatet janë një bekim, por po aq edhe një mallkim. Më pyesnin: çfarë mallkimi? Ne jemi në rregull. Jo, sepse kemi hyrë në një fazë të re. Programi është një nga instrumentet që e trajton këtë fazë të re, duke u nisur nga ideja se rilindja urbane që njohim e ka përmbushur funksionin e saj. Tani duhet të shkojmë më tej”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ndaloi gjithashtu te kritikat për gjendjen ekonomike dhe sociale, duke argumentuar se disa prej pakënaqësive të ngritura nga qytetarët lidhen me pritshmëritë e larta pas ndryshimeve të bëra.

“Përpara se të kaloj te disa prej pikave që kam shënuar, dua t’i rikthehem asaj që tha ministrja për popullsinë. Të gjitha ato janë shifra reale, por sërish do të ishte një gabim i madh të mendohej që ata që i hedhin poshtë këto shifra e bëjnë këtë për t’u ndier mirë, ndërsa në fakt i marrin ato dhe thonë: ‘Çfarë punësimi? Këtu punojnë skllevër. Këtu të japin 200 euro’. Ndoshta këtu mënyra si formulohen gjërat është e gabuar, por pritshmëria është jashtëzakonisht e lartë.

Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi dhe degradimi që ishte kudo. Dhe nëse e përmendi kryetarja e bashkisë çështjen e shesheve kryesore… Nëse sheshi kryesor është fytyra e një qyteti, sheshet kryesore të qyteteve tona ishin degradimi i çdo qyteti”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, investimet në sheshe, rrugë, ndriçim, shkolla, çerdhe dhe ujësjellës-kanalizime i përkisnin një periudhe kur shqiptarët nisën të besonin më shumë te vetja dhe te potenciali i vendit.

“Dalja nga degradimi, rikthimi i qytetit si hapësira ku njerëzit mund të kenë një jetë sociale të mundshme dhe më pas gjithçka që përmbledh rilindjen urbane me sheshet, rrugët, ndriçimin, shkollat, çerdhet, ujësjellës-kanalizimet, i takonin një faze kur Shqipëria dhe njerëzit filluan të besojnë te vetja. Filluan të besojnë se Shqipëria mund të ishte e bukur jo vetëm në male dhe 100 metra larg bregut ku notoje, por edhe të paraqitej bukur për këdo që jeton këtu dhe që hap derën për vizitorë.

Tani nuk jemi më në atë fazë që na mungojnë këto. Më kujtohet kur mbillnim pemë në Tiranë, ishte si të jepje një shfaqje. Njerëzit ndalonin dhe shikonin pemët”, u shpreh Rama.


Shtuar 10.07.2026 12:06

grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomGalabetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş