Prokuroria e Posaçme ka përmbyllur hetimet për ekzekutimin e tregtarit Besnik Hida, një ngjarje e ndodhur në Lushnje gjatë vitit 2019.
SPAK ka kërkuar që Ardjan Ahmetaj të dërgohet për gjykim si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit, ndërsa për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin është kërkuar pushimi i çështjes për shkak të mungesës së provave.
Të lidhura
None found
Sipas dyshimeve, Ahmetaj ka qenë i përfshirë në atentatin me kallashnikov ndaj Besnik Hidës më 1 tetor të vitit 2019, në momentin kur ai po pinte kafe në lagjen “Skënder Libohova” të qytetit të Lushnjës.
Hetimet tregojnë se 40-vjeçari u qëllua për vdekje nga dy persona ende të paidentifikuar nga Prokuroria e Posaçme, pasi ata kanë qenë të maskuar, ndërsa Ardjan Ahmetaj dyshohet se ka pasur rolin e ndihmësit.
