Shpërthim fatal në një fabrikë fishekzjarrësh në Itali, vdesin nënë e bir, lëndohen dy punëtorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Italinë qendrore, ku një shpërthim i fortë në një fabrikë fishekzjarrësh u mori jetën një gruaje dhe djalit të saj, ndërsa dy punëtorë të tjerë mbetën të plagosur.

Të lidhura

None found

Autoritetet italiane bëjnë me dije se trupat e viktimave u nxorën nga rrënojat e fabrikës që ndodhet në zonën e Torano di Borgorose, në provincën e Rietit, rreth 70 kilometra në verilindje të Romës. Viktimat janë identifikuar si Simone Cole, 30 vjeç, punonjës i fabrikës, si edhe nëna e tij 60-vjeçare, Teresa Tocci.

Ndërkaq, zjarrfikësit njoftuan se nga shpërthimi mbetën të lënduar edhe dy punëtorë të tjerë, pa dhënë më shumë informacion lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Fabrika ku ndodhi shpërthimi nuk përballet për herë të parë me një tragjedi të tillë. Në korrik të vitit 2023, në të njëjtin objekt, që është në pronësi të kompanisë Pirotecnica Mattei, një tjetër shpërthim shkaktoi vdekjen e tre personave, mes tyre xhaxhai i Simone Cole dhe dy fëmijët e tij.

Vitin e kaluar, pronarët e kompanisë, Fabrizio dhe Gaetano Mattei, u dënuan me katër vite burg për mbajtje të lëndëve shpërthyese në ambiente të paautorizuara, punësim të padeklaruar dhe vrasje nga pakujdesia. Pavarësisht kësaj, kompania kishte rinisur prodhimin dhe shitjen e fishekzjarrëve pasi kishte marrë një licencë të re.

Pas ngjarjes, Konfederata italiane e sindikatave CGIL kërkoi zhvillimin e një hetimi të plotë për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit. Ajo theksoi se duhet të qartësohen sa më shpejt përgjegjësitë dhe të verifikohet nëse janë zbatuar të gjitha standardet për sigurinë dhe mbrojtjen e punëtorëve.

Historia e kësaj fabrike është e shoqëruar me aksidente të rënda edhe më herët. Një shpërthim tjetër i madh ishte shënuar në vitin 1983, kur humbën jetën gjashtë persona, mes tyre tre anëtarë të familjes Mattei.


Shtuar 8.07.2026 23:09

grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibombetciobetcio girişjojobetHoliganbetmarsbahis giriş