Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai ka përdorur 4.2 milionë euro nga fondet e shqiptarëve për të mbuluar një koncert që, sipas tij, ka dështuar.
Sipas Shehajt, në një reagim të bërë në rrjetet sociale, këto 4.2 milionë euro do të përdoren për të mbushur stadiumin me patronazhistë dhe punonjës të administratës, pasi qytetarët nuk iu përgjigjën thirrjes për ta bojkotuar koncertin për shkak të protestës.
Të lidhura
None found
“Koncerti i Kanye West dështoi. Fitore patën protestuesit që u bënë thirrje qytetarëve shqiptarë ta bojkotonin koncertin.
Por Edi Rama çfarë bën? Nuk i dëgjon protestuesit, por merr 4 milionë euro nga paratë e qytetarëve dhe i shpenzon për të blerë biletat që nuk janë shitur për koncertin.
Pastaj do ta mbushë koncertin me patronazhistët dhe me administratën”, deklaron Shehaj.
Ai shton gjithashtu se “Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe 4 milionë euro nuk mjaftojnë për të mposhtur qytetarët, për të mposhtur protestuesit”.
Deklarata e Shehajt:
Koncerti i Kanye West dështoi. Fituan protestuesit që i ftuan qytetarët shqiptarë të bojkotonin koncertin.
Por Edi Rama çfarë bën?
Nuk dëgjon protestuesit, por merr 4 milionë euro nga paratë e qytetarëve dhe i harxhon për të blerë biletat që nuk janë shitur të koncertit.
Dhe do ta mbushë koncertin tani me patronazhistët dhe me administratën
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe nuk mjaftojnë 4 milionë euro për të mposhtur qytetarët, për të mposhtur protestuesit.
