Granit Jashari është sërish pjesë e Gjilanit, me klubin që ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij te skuadra kuqebardhë nga dita e sotme.
Të lidhura
None found
Skuadra gjilanase njoftoi se marrëveshja me futbollistin është finalizuar në funksion të fuqizimit të ekipit përpara nisjes së sezonit të ri.
“Granit Jashari i bashkohet klubit tonë me synimin për të forcuar skuadrën dhe për të dhënë kontributin e tij në realizimin e objektivave të Sport Club Gjilanit për sezonin e ri”, thuhet në komunikatën e klubit.
Sipas vlerësimit të Gjilanit, cilësitë e lojtarit, përkushtimi i tij dhe profesionalizmi që sjell do të përbëjnë një plus të rëndësishëm për ekipin kuqebardhë.
Klubi i ka shprehur Jasharit mirëseardhjen, duke i uruar shëndet, suksese dhe sa më shumë momente të bukura me fanellën e Gjilanit.
