Sot zhvillohet protesta e 39 kundër kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pritet që marshimi të drejtohet drejt Kryeministrisë.
Për më shumë se një muaj, shqiptarët kanë kërkuar largimin e Edi Ramës dhe mbylljen e atij modeli politik që, sipas tyre, e ka mbajtur vendin të bllokuar.
Të lidhura
None found
Një ditë më parë, protestuesit ripërsëritën edhe një herë kërkesat që i cilësojnë të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, ndryshimin e sistemit politik dhe shfuqizimin e ligjeve që, sipas tyre, u shërbejnë interesave klienteliste.
