Në Ankara, sot (e martë) dhe nesër po zhvillohet samiti i liderëve të NATO-s, ku është i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Të lidhura
None found
Takimi do të çelet zyrtarisht në mbrëmje me darkën zyrtare të liderëve.
Gjatë mbrëmjes u bë publike edhe fotografia familjare e drejtuesve të shteteve anëtare të Aleancës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama së bashku me bashkëshorten.
Në hapje të samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paraqiti shifrat më të fundit lidhur me shpenzimet e mbrojtjes nga vendet anëtare të aleancës.
Në kuadër të këtij samiti është parashikuar edhe një takim dypalësh mes Donald Trump dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Presidenti amerikan u shpreh: “Turqia ka qenë besnike. Do të shqyrtojmë mundësinë për t’i shitur avionët F-35.”
Trump shprehu edhe kritika ndaj aleatëve evropianë, teksa deklaroi: “NATO më ka zhgënjyer. Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia na kanë kthyer shpinën.”
