Në një intervistë për News 24, ish-drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari, u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të vihet nën hetim njësoj si Belinda Balluku.
Sipas Havarit, Rama është tashmë i diskredituar në sytë e botës së qytetëruar.
Të lidhura
None found
Duke folur për ndërhyrjet në ligjin 21/2024, ai theksoi se BKH do të thërrasë për pyetje të gjithë nëpunësit që kanë bërë ndryshimet, si edhe presidentin, pasi sipas tij këto ndërhyrje duhet të kryheshin nga ekspertë. Havari i cilësoi ato jo vetëm si shkelje mjedisore, por edhe si akt kriminal.
“Kush ka shpërdoruar detyrën duhet të dënohet. Nëse SPAK është marrë me këtë zv.kryeministren dhe e ka hetuar për atë që ka bërë, mos harroni se nën hetim janë edhe persona të tjerë. Rama si gangster tha ta harroni celularin tim, por do të vijë dita që ta dorëzojë. Mezi priti të thyheshin disa xhama, por le të kujtojmë 21 janarin ku e majta shkaktoi shumë dëme për të rrëzuar Berishën nga pushteti, po ashtu çadrat e tij në Bulevard, por nuk e rrëzuan dot. Rama e ka humbur betejën, është i diskredituar në sy të botës së qytetëruar. Për një kohë të shkurtër ka bërë ndërhyrje në ligjin për zonat e mbrojtura, për arsye djallëzore. BKH do të marrë në pyetje nëpunësit që kanë bërë këtë akt, përfshihet edhe presidenti që i ka pranuar, duhet të merrte ekspertë. Ky ka bërë akt kriminal dhe jo vetëm mjedisor, nuk pyet popullin e ka bërë vendin si plaçkën e vet. Çdo ditë që kalon ai vdes çdo ditë nga pak, edhe nga portreti është bërë Ajatollah”, tha Havari.
